Fotoja bëhet virale: Doktori mbanë në përqafim pacientin me Coronavirus

Fotoja bëhet virale: Doktori mbanë në përqafim pacientin me Coronavirus

Një mjek i njësisë së kujdesit intensiv në Houston i cili ka trajtuar pacientë me Coronavirus për më shumë se 250 ditë rresht po bëhet viral për një akt të thjeshtë dhembshurie, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Dr. Joseph Varon, shefi i stafit në United Memorial Medical Center, u kap në kamera duke përqafuar një burrë me COVID-19 ndërsa punonte në Ditën e Falënderimeve.

E veshur me pajisje të plota mbrojtëse personale, fotografia, e realizuar nga një fotograf me “Getty”, paraqet Varon-in duke përqafuar burrin, fytyra e të cilit është e fshehur nga kamera, koka e tij e vendosur në krahun e kërrusur të doktorit.

“Ai ishte shumë i trishtuar sepse është në një dhomë ku nuk njeh askënd”, tha Varon për “Good Morning America” për fotografinë. “Ne vijmë të veshur si astronautë, dhe edhe pse unë zakonisht kam fotografinë time me vete që ata të mund të dinë kush jam kur shkoj t’i shoh, është shumë zhgënjyese për pacientët dhe ai ishte shumë emocional”. /Insajderi.com