Fotoja duke bërë detyrat në rrugë ia ndryshoi jetën 11 vjeçarit dhe familjes së tij të varfër

Fotoja duke bërë detyrat në rrugë ia ndryshoi jetën 11 vjeçarit dhe familjes së tij të varfër

Një foto virale që kapi vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale ka qenë padyshim ajo e një djaloshi të vogël, i cili bënte detyrat e shtëpisë nën dritën e një shtylle në rrugë.

11-vjeçari Víctor Martín Angulo Córdoba nga Peruja preku zemrën e miliona personave dhe pikërisht për shkak të kësaj fotoje, jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.

Fotoja i ra në sy edhe milionerit 31-vjeçar Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak, një filantrop nga Bahrain. Pasi ai mësoi mbi jetën e vështirë që vogëlushi bënte dhe shkoi ta ndihmonte.

Ai i ndërtoi një shtëpi të pajisur me elektricitet dhe ndihmoi nënën e tij të hapte biznesin e saj. Milioneri rrëfeu më pas se ai kishte bërë një jetë të ngjashme me atë të Victorit në fëmijëri.