Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i huaj në historinë e Premier Ligës angleze. Këtë konstatim e ka dhënë revista britanize ‘Four Four Two’ duke i ndarë çmimin sulmuesit portugez pasi përpiloi një klasifikim me 100 futbollistët jo britanikë që janë aktivizuar në këtë kampionat.
Ronaldo u vlerësua për paraqitjet e bëra prej tij gjatë periudhës që ishte pjesë e Manchester United duke lënë pas emra të tillë si Cantona, Henry, Vieira apo Tevez, Drogba e Luis Suarez.
Cristiano Ronaldo u formua si futbollist te Sportingu, por në moshën 18-vjeçare ai u transferua te “Djajtë e Kuq” për t’u vënë nën urdhrat e Sir Alex Ferguson duke u bërë një prej futbollistëve më të mirë në botë.
Me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo arriti të fitojë një Ligë Kampionesh, një botëror klubesh, 3 tituj të Premier League dhe 2 FA Cup, trofe të cilëve u shtohet edhe 1 nga 4 topat e Artë të fituar në karrierë.
Në vitin 2009, Ronaldo u largua nga Old Trafford për t’u transferuar te Reali i Madridit, me të cilin ka fituar të tjerë trofe mes të cilëve edhe 2 Liga Kampionesh në 2014 e 2016. /Insajderi.com