Franca dhe Holanda e mbyllin pjesën e parë me rezultate pozitive

Franca dhe Holanda e mbyllin pjesën e parë me rezultate pozitive

Pas barazimit që e regjistruan në ndeshjen e kaluar kundër Ukrainës, duket që tashmë Franca e ka marrë veten.

Kampionët e Botës janë duke triumfuar me rezultat 1-0 kundër Finlandës, pas përfundimit të pjesës së parë, transmeton Shqip.com.

“Gjelat” golin e vetëm në këtë pjesë e shënuan me anë të Antonie Griezzman, që paraprakisht u shërbye nga Karim Benzema.

Goli i shënuar nga Griezzman

Momentalisht, skuadra e udhëhequr nga Dechamps gjendet në pozitën e parë të Grupit D me 12-të pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Me fitore e ka mbyllur pjesën e parë edhe Holanda, pasi është duke e mposhtur Turqinë me rezultat të pastër 3-0.

Njeriu i momentit tek holandezët edhe në këtë 45 minutësh ishte Memphis Depay, i cili shënoi dy gola dhe regjistroi edhe një asistim. Kurse, golin tjetër e shënoi Davy Klassen.

“Tulipanët” me këtë rezultat ngriten në pozitën e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia e vendit të dytë, por holandezët kanë golaverazh më të mirë./Shqip.com

Goli i parë i shënuar nga Memphis Depay
Goli i dytë i shënuar nga Memphis Depay