Franca do të ndalojë tarracat me ngrohtore në kafene dhe bare

Franca do të ndalojë tarracat me ngrohtore në kafene dhe bare

Qeveria e Francës ka njoftuar masa të reja mjedisore, përfshirë ndalimin e tarracave me ngrohtore për kafene dhe bare, shkruan CNN, transmeton Insajderi,

Ministrja e Ekologjisë Barbara Pompili tha se ngrohja e jashtme ose ajri i kondicionuar ishte një “dëmtim ekologjik”.

Ndalimi nuk do të hyjë në fuqi deri pas dimrit pasi restorantet janë goditur rëndë nga Covid-19, shtoi ajo.

Të gjitha ndërtesat me ngrohje ose me ajër të kondicionuar të hapur për publikun gjithashtu do të duhet të mbajnë dyert e tyre të mbyllura për të shmangur harxhimin e energjisë.

Pompili u tha gazetarëve se ishte e gabuar që dyqanet të “ftohin (air-conditioner) rrugët” gjatë verës duke i mbajtur dyert e tyre të hapura vetëm për t’i kursyer klientët që të mos i hapin ato.

“As tarracat nuk duhet të nxehen gjatë dimrit në mënyrë që njerëzit ta kenw ngrohtw ndërsa pinë kafe”, tha ajo.

Grupet tregtare thonë se më shumë se 75% e restoranteve dhe kafeneve në zonën e Parisit kanë një tarracë me ngohtore.

Disa qytete franceze tashmë i kanë ndaluar ato por kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo nuk pranoi ta bëjë këtë, duke thënë se do të ishte një goditje e madhe për bizneset. /Insajderi.com