Marina franceze e ka gjetur nëndetësen e mbytur “Minerva” e cila është zhdukur në afërsi të portit Tulon në Detin Mesdhe në vitin 1968, me ç’rast kanë humbur jetën 52 persona.

“Porsa e kemi gjetur “Minervën”. Ishte ky një operacion i suksesshëm, moment i lehtësimit dhe demonstrimi i aftësive teknike. Me mendime jemi me familjet të cilat i kanë humbur të dashurit e tyre dhe që kanë pritur aq gjatë për këtë moment”, ka thënë ministrja e mbrojtjes franceze Florence Parly.
Qeveria e Francës ka vendosur në vitin 2018 t’i përtërijë përpjekjet për ta gjetur Minervën me kërkesë të familjeve, dhe e ka gjetur nëndetësen duke përdorur sonarin e ri dhe fluturaket pa pilot.
Arsyeja e mbytjes së nëndetëses nuk dihet.
Anija e mbytur është lokalizuar në Detin Mesdhe, 45 kilometra larg Tulonit, në thellësi prej 2.370 metrave, përkujton agjencia France Press.
Në kohën e ushtrimeve ushtarake kjo nëndetëse është mbytur më 27 janar 1968, për vetëm katër minuta, rreth 30 kilometra në ujërat e Tulonit.
Në mes të shkaqeve të fatkeqësisë janë përmendur, prishja, ndeshja me anije tjetër, shpërthimi i raketës, silurit apo fatkeqësia e shkaktuar në sistemin e ventilimit.
Përkundër përpjekjeve të shpëtimit, deri sot ajo nuk është lokalizuar./Insajderi.com.