
Ndeshja në mes Kroacisë dhe Francës në kuadër të Ligës së Kombeve, ka përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të francezëve.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Griezmann në minutën e 8-të pas një gabimi nga mbrojtësi kroat, Vida. Për barazimin e rezultatit u përkujdes mesfushori i CSKA Moskës, Nikola Vlasic i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 64-të. Pikërishtë kur po mendohej se kroatët do të shënojnë përsëri pas një dominimi të lehtë me raste, në skenë u paraqit super talenti Kylian Mbappe i cili e zuri mbrojtjen kroate në gjumë dhe shënoi në minutën e 79-të për t’i dhënë fitoren francezëve.
Franca gjendet në pozitën e dytë të grupit 3 së Ligës A, me 10 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Portugalia e cila gjendet në vendin e parë falë golaverazhit më të mirë, ndërsa Kroacia gjendet në pozitën e tretë me vetëm tre pikë të grumbulluara nga 4 ndeshje të zhvilluara./Insajderi.com