Franca heq maskat dhe orën policore

Franca heq maskat dhe orën policore

Franca do të shfuqizojë detyrimin për mbajtje të maskës në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, si masë për frenimin e Coronavirusit, trasmeton Insajderi.

Zyrtarë nga ky vend kanë bërë të ditur se vendimi për maskën vlen nga dita e premte, ndërsa për orën policore nga e diela.

Kryeministri francez, Jean Castex ka thënë  se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

Castex deklaroi se është “lajm shumë i mire” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej. Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, theksoi ai.

Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht tre mijë e 900 raste me Coronavirus në ditë.

Franca ka regjistruar gjithsej 110 mijë e 563 viktima nga Coronavirusi – një nga shifrat më të larta në Evropë./Insajderi.com