Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët kishin posedimin e topit dhe rastet, por mungonte konkretizimi i tyre, shkruan Insajderi.
Në minutën e 20-të, pas një aksioni të nisur bukur nga francezët, ata arritën të kalojnë në epërsi përmes autogolit të Mats Hummels.
Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë ishte lojë shumë më e fortë nga të dyja skuadrat, të cilët sulmonin vazhdimishtnjëri tjetrin.
Përkundër kësaj, mungesë të raste nuk kishe, por gola.
Franca arriti të shënoj dy herë brenda kësaj pjese, një herë me Mbappe, dhe një herë me Benzeman, por golat e tyre u anuluan pasi ishin në pozitë jashtë loje.
Kështu ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të tre-kolorëve.
Ndeshjen e radhës Franca do të përballet me Hungarinë, ndërsa Gjermania do të luaj kundër Portugalisë./insajderi.com
Fillon pjesa e dytë mes Francës dhe Gjermanisë.
Përfundon pjesa e parë mes Francës dhe Gjermanisë
Ka përfunduar me rezultat 1-0 pjesa e parë mes Francës dhe Gjermanisë.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim më të theksuar të gjermanëve, të cilët kishin posedimin e topit, edhe rastet, por mungonte konkretizimi i tyre.
Nga ana tjetër, francezët, përkundër kësaj, arritën të kalojnë në epërsi përmes autogolit të Mats Hummels në minutën e 20-të.
Gjatë minutave të mbetur të pjesës së parë, Gjermania ishte shumë më kërkuese, teksa Franca mundohej që të vononte lojën.
Franca kalon në epërsi ndaj Gjermanisë
Franca ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Gjermanisë.
Mats Hummels shënoi autogol në minutën e 20-të për t’i dhënë epërsinë kundërshtarëve të tij.
Deri në minutën e 17-të, gjermanët ishin dukshëm më të mirë se francezët, të cilët përveç posedimit të topit, kishin edhe rastet.
Pas minutës së 17-të, Franca arriti të ”rikthehej në ndeshje”, duke shënuar golin e epërsisë.
Fillon ndeshja mes Francës dhe Gjermanisë.