Franca ka prezantuar një ligj të ri për të mbrojtur ‘ndikuesit’ e rinj të rrjeteve sociale.

Franca ka prezantuar një ligj të ri për të mbrojtur ‘ndikuesit’ e rinj të rrjeteve sociale.

Legjislacioni, i cili u miratua të martën (6 tetor), u drejtohet adoleshentëve, prania e mediave sociale e të cilave gjeneron të ardhura. Ai synon të rregullojë orët në të cilat personat nën 16 vjeç që mund të punojnë në internet.

Çdo fitim që ata do të sigurojnë do të ruhet në një bankë derisa të mbushin 16 vjeç, ndërsa kompanitë që dëshirojnë të punësojnë fëmijë me ndikim duhet të kërkojnë leje nga autoritetet lokale gjithashtu.

Ky ligj poashtu lejon që përmbajtja të hiqet nga çdo platformë me kërkesën e fëmijës.

“Të drejtat e fëmijëve duhet të ruhen dhe mbrohen, përfshirja në internet nuk duhet të jetë një zonë e paligjshme”, tha Bruno Studer, deputeti prapa projekt ligjit.

Influencerët e rinjë janë më të njohur në faqet si YouTube, ku kanalet e tyre mund të fitojnë miliona në muaj. Sipas Forbes, YouTuber më i paguar i vitit 2019 ishte tetë vjeçari Ryan Kajo, i cili fitoi 20 milion funta. E treta më e paguar ishte Anastasia Radzinskaya, një pesë vjeçare që fitoi afërsisht 18 milion dollarë (afërsisht 14 milion £)./Insajderi.com

Burimi: Dazed