
Franca është fituese e Ligës së Kombeve.
Kampionët e Botës e kanë mposhtur Spanjën me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, shkruan Insajderi.com.
Spanjollët ishin më dominues në fillim të ndeshjes, por për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 64-të.
Golin e epërsisë për “La Rojan” e shënoi Oyarzabal pas një veprimi të mirë individual.
Por, ky gëzim i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi, Karim Benzema e shënoi një gol maestral për të tundur rrjetën e Unai Simeon dhe për të barazuar rezultatin në 1-1.
Për të i dhuruar këtë trofe francezëve u përkujdes ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë finale pati portieri i Francës, Hugo Lloris që ishte vendimtar me disa pritje të tij në fund të lojës.
Ky ishte edicioni i dytë i këtij kompeticioni, ndërsa vitin e kaluar fituese kishte dalë Portugalia.
Ky trofe është shumë e rëndësishëm për Didier Deschamps, i cili tashmë e ka larguar nga supet presionin e shkarkimit./Insajderi.com