Franca kujton viktimat e sulmeve terroriste

Franca kujton viktimat e sulmeve terroriste

Një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste u mbajt në Paris, ndërsa Franca vazhdon të jetë në gjendje emergjence.

Emrat e viktimave të sulmeve të kryera nga militantët islamist vitin e kaluar ne Paris dhe në muajin korrik në Nice u lexuan gjatë ceremonisë së të hënës në prani të politikaneve, ku u kujtuan gjithashtu edhe të vrarët në sulmet e Brukselit, Burkina Fasos, Bregut të Fildishtë dhe Malit.

Në aktivitetin e organizuar nga shoqatat e viktimave morën pjesë qindra familjarë e persona të plagosur në sulme.

Presidenti, Fransua Hollande tha se “Vendi ynë nuk ishte sulmuar kurrë kaq rëndë, me një furi të tillë shkatërruese, me një mizori kaq barbare. Prandaj është e rëndësishme që të dëgjohen emrat e 230 viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste që prej 19 shtatorit të vitit 2015, në Francë e përtej kufijve.”

Ai gjithashtu premtoi mbështetje dhe mbrojtje për të mbijetuarit e familjaret e viktimave ai tha se nevojiteshin më shumë përpjekje për të luftuar terrorizmin.

Sulmet e 13 nëntorit në Paris u kushtuan jetën 130 personave, kurse ai i Nicës që u ndërmor nga një ekstremist islamist që përplasi me kamion turmën që po festonte ditën e Bastijës la të vdekur 86 persona. /Insajderi.com