Franca miraton ligjin për pasaportat e vaksinave pas protestave

Franca miraton ligjin për pasaportat e vaksinave pas protestave

Parlamenti i Francës ka miratuar legjislacionin që i bën pasaportat e vaksinave një pjesë kryesore të jetës së përditshme në betejën kundër Covid-19.

Përparimi në bisedimet midis anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit erdhi një ditë pasi Franca u trondit përsëri nga protestat mbarëkombëtare kundër rregullave që panë mbi 160,000 tubime dhe dhjetra të arrestuar, shkruan France24, transmeton Insajderi.

Presidenti Emmanuel Macron javën e kaluar urdhëroi që leja shëndetësore – prova e vaksinimit të plotë ose një test negativ – do të kërkohej që francezët të vizitonin vende të tilla si një kinema ose klub nate dhe në fund të fundit bare dhe restorante.

Njoftimi ishte një lëvizje nga Macron për t’i bërë vaksinat armën kryesore kundër Covid-19, ndërsa shfaqen variante të reja, duke kërkuar që njerëzit të vaksinohen nëse duan të vazhdojnë rutinat e përditshme.

Por, ajo ka hasur në kundërshtim të ashpër nga disa që besojnë se pasaportat e vaksinës prishin liritë civile, ndërsa partia në pushtet është përballur me një detyrë të vështirë duke shtyrë legjislacionin përmes parlamentit.

Rreth 161,000 njerëz, përfshirë 11,000 në Paris kishin protestuar të Shtunën kundër lejes së shëndetit, me demonstrues që lëshonin parulla duke përfshirë “liria po shkelet”.

Shtatëdhjetë e një persona u arrestua, duke përfshirë 24 në Paris dhe 29 anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën, tha ministria e brendshme.

Gjatë një vizite në territorin e Paqësorit Francez të Polinezisë Franceze, Macron përqeshi mënyrën sesi po mbanin parrullat e lirisë në protesta.

“Secili është i lirë të shprehet i qetë me respekt për tjetrin,” tha ai. “Por liria ku nuk i detyrohem asgjë dikujt tjetër nuk ekziston”.

Ai tha se nën një logjikë të tillë, të afërmit mund të infektohen nga dikush që nuk është i vaksinuar “kur ka shansin për të pasur diçka që mbron”, ose personi mund të përfundojë vetë në spital.

“Unë nuk e quaj këtë liri, unë e quaj këtë papërgjegjësi dhe egoizëm,” tha ai.

Duke maksimizuar numrin e vaksinave, qeveria dëshiron të minimizojë ndikimin e valës së katërt të virusit. Rreth 40 milion njerëz duhet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri të hënën./Insajderi.com