Franca mposht Kroacinë, ndërsa Suedia humb nga Portugalia

Franca mposht Kroacinë, ndërsa Suedia humb nga Portugalia

Të martën mbrëma, u zhvilluan ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ku vlen të përmendet sfida në Francë, mes Francës dhe Kroacisë, njofton Insajderi.

Në “Stade de France”, u zhvillua ndeshja më interesante e Ligës së Kombeve, ku francezët arritën të shënin fitore me rezultat 4:2.

Golat për francezët u shënuan nga Griezman (43’), Livakovic shënoi autogol (45’), për golin e tretë u përkujdes Upamecano (65’), ndërsa golin e katërt për francezët e shënoi Giroud nga penalltia (77’).

Për kroatët realizuan Lovren (17’) dhe Brekalo (55’).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia arriti të shënoi fitore si mysafir 2 me 0 ndaj Sudisë, dy golat për portugezët u shënuan nga Cristiano Ronaldo (45’)-(72’).

Në këtë grup prin Portugalia dhe Franca me nga 6 pikë, Kroacia dhe Suedia ndodhen në fund pa pikë. /Insajderi.com