Franca ‘mundësoi’ gjenocidin e Ruandës 1994, kështu thotë raporti i qeverisë së Ruandës

Franca ‘mundësoi’ gjenocidin e Ruandës 1994, kështu thotë raporti i qeverisë së Ruandës

Qeveria franceze mban përgjegjësi “domethënëse” për “mundësimin e një gjenocidi të parashikueshëm”, thuhet nga një raport i porositur nga qeveria e Ruandës që përfundon në lidhje me rolin e Francës para dhe gjatë tmerrit në të cilin rreth 800,000 njerëz u therën në vitin 1994, transmeton Insajderi.

Raporti, të cilin Associated Press e ka lexuar, vjen mes përpjekjeve nga Ruanda për të dokumentuar rolin e autoriteteve franceze para, gjatë dhe pas gjenocidit, pjesë e hapave të ndërmarrë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të përmirësuar marrëdhëniet me vendin e Afrikës Qendrore, raporton Al Jazeera.

Raporti prej 600 faqesh thotë se Franca “nuk bëri asgjë për të ndaluar” masakrat, në prill dhe maj 1994 dhe në vitet pas gjenocidit u përpoq të mbulonte rolin e saj dhe madje u ofroi mbrojtje disa autorëve të krimit.

Raporti do të bëhet publik të hënën më vonë pas prezantimit zyrtar të tij në Kabinetin e Ruandës.

Raporti konkludon se në vitet para gjenocidit, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand, dhe administrata e tij kishin njohuri për përgatitjet për masakrat – megjithatë vazhdonin të mbështesnin qeverinë e presidentit të atëhershëm të Ruandës, Juvenal Habyarimana, pavarësisht nga “shenjat paralajmëruese”.

“Qeveria franceze nuk ishte as e verbër dhe as e pavetëdijshme për gjenocidin e parashikueshëm”, theksojnë autorët.

Raporti i Ruandës vjen më pak se një muaj pasi një raport francez, i porositur nga Macron, arriti në përfundimin se autoritetet franceze kishin qenë “të verbër” ndaj përgatitjeve për gjenocid dhe më pas reaguan shumë ngadalë për të vlerësuar shkallën e vrasjeve dhe për t’iu përgjigjur atyre.

Ajo arriti në përfundimin se Franca kishte “përgjegjësi të rënda dhe dërrmuese” duke mos iu përgjigjur prirjes që çoi në thertore që vrau kryesisht Tutsët etnikë dhe Hutusët e moderuar që u përpoqën t’i mbronin ata. Grupet e Hutusëve ekstremistë kryen vrasjet. /Insajderi.com