Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Që nga e hëna fëmijët nën moshën 15 vjeçare në Francë, nuk do t’i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.

Kjo ndalesë vjen pas ligjit të ri, fushatën për të cilin e filloi vet presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton gazetametro.net.

Ky ligj vlen për shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë shtetin.

Pos telefonave  të menqur, ligji vlen edhe për tabletët, orët e menqura e të tjera.

Kjo nuk vlenë për fëmijët që janë me aftësi të kufizuara, pasi që atyre në një orë të caktuar do t’u lejohet t’i përdorin ata.

Ndryshe, ndalimi i telefonave të menqur në këtë vend ndodhë që nga viti 2010, por tani ata nuk do të ndalohen edhe gjatë kohës së pauzës.