Franca në “shok” nga gabimi i portierit

Franca në “shok” nga gabimi i portierit

Hugo Lloris, portieri dhe kapiteni i Francës, bëri një gabim të rëndë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Suedisë.

Lloris largoi keq një top të kthyer nga Sidibe dhe nga ky gabim përfitoi Ola Toivonen, i cili shënoi nga mesfusha me portë të boshatisur.

Suedia fitoi 2-1 ndaj Francës dhe renditja në grupin A sheh këto dy skuadra në vend të parë me nga 13 pikë secila, të ndjekura nga Holanda me 10 pikë dhe Bullgaria me 9.

https://youtu.be/snLgY1x50gQ