Në Paris do të vendoset statuja e një gruaje me ngjyrë që ishte përfshirë në një rebelim të vitit 1802 kundër skllavërisë në ishullin francez të Guadaloupe.
Gruaja e cila quhej Solitude, ishte ekzekutuar, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Kryetarja e Parisit Anne Hidalgo e quajti Solitude “heroinë” dhe një “symbol të fuqishëm”.
Historia e skllavërisë së Francës është duke u rivështruar pjesërisht për shkak të protestave Black Lives Matter.
Presidenti Emmanuel Macron ka folur kundër largimit të statujave ose emrave kontravers të figurave historike të cilat sipas tij ofrojnë “një pamje të qartë të historisë dhe kujtesës./Insajderi.com