Franca raporton 227 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Franca raporton 227 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 227 të vdekur nga virusi si dhe 25 të vdekur në tre ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e viktimave në 106.130, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 19.124 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.747.214. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i rasteve ditore po tregon rënie në ditët e fundit.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 26.331 persona, prej të cilëve 5.106 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.525 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 349.293. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 6.5 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 17.492.988 ndërsa 7.641.172 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Humb jetën edhe 1 person tjetër i vaksinuar me AstraZeneca

Në një deklaratë nga Agjencia Franceze e Barnave, thuhet se tek 2 persona që kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më 23-29 prill është vërejtur mpiksje e gjakut dhe se njëri prej këtyre personave ka humbur jetën.

Më tej në deklaratë njoftohet se që nga fillimi i punimeve të vaksinimit në vend janë vërejtur mpiksje gjaku tek 30 persona që janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca dhe se 9 prej këtyre kanë humbur jetën.

Që nga 29 prilli në vend me vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar mbi 3 milionë e 855 mijë persona. /Insajderi.com