Franca raporton 362 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Franca raporton 362 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 362 vdekje të reja nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 9.094 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.554.683 ndërkohë me 362 vdekje numri i viktimave ka arritur në 94.983.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.322 persona, prej të cilëve 4.974 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.058 të shëruar numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 290.810.

Teksa vazhdon rritja në numrin e personave që ndodhen në kujdesin intensiv bëhet e ditur se norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 8.2 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 7.985.888 ndërsa 2.727.817 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com