
Franca ka regjistruar 35.327 raste të reja të të infektuarve me Coronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur nga virusi gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 92.167, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.252.022.
Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 25.537 pacientë të infektuar, përfshirë 4.353 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 6.137.375 persona, duke përfshirë 2.444.473 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com