Franca regjistron mbi tre mijë raste të reja me Coronavirus

Franca regjistron mbi tre mijë raste të reja me Coronavirus

Për shkak të Coronavirusit brenda 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 199 persona, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik të Francës njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Coronavirusi në vend ka shkuar në 108.908.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 po ashtu ka arritur në 5.609.050, me 3.155 raste të reja të regjistruara.

Aktualisht në spitalet e Francës trajtohen 19.430 pacientë të infektuar me COVID-19, përfshirë 3.447 në kujdes intensiv. Ndërsa norma e rasteve pozitive nga testet e dyshuara për COVID-19 ka shënuar rënie në 3,5 për qind.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 23.713.679 persona, përfshirë 9.914.533 persona të cilët tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com