“Pa drejtësi, nuk ka paqe”

Francë: Policia përplaset me protestuesit anti-racistë

Francë: Policia përplaset me protestuesit anti-racistë

Policia franceze është përplasur me aktivistët të cilët po protestonin në Paris kundër racizmit, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Në këto protesta autoritetet francize kanë përdorur edhe gaz lotësjellës, derisa këto demonstrata janë pjesë e lëvizjes së inspiruar nga protestat amerikane nën moton “Black Lives Matter”.

Parisi i organizoi protestat nën banerin “Drejtësi për Adaman”, pasi Adama Traore një i ri me ngjyrë, ishte vrarë nga policia franceze në vitin 2016-të.

Në kryeqytetin francez rreth 15,000 protestues anti-racistë ishin mbledhur në “Place de la Republique”, në qendër të Parisit gjatë të Shtunës pasdite.

French riot police forces detain a protester during a rally as part of the "Black Lives Matter" worldwide protests against racism and police brutality, on Place de la Republique in Paris on 13 June 2020

Ata brohoritën sloganin: “Pa drejtësi, nuk ka paqe”.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Assa Traore, motra e Adamas, e cila kishte bërë thirrje për “denoncimin e dhunës sociale dhe raciale të policisë”.

“Çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara po ndodh në Francë. Vëllezërit tanë po vdesin”, ka thënë ajo, njofton BBC.

Ndonëse protestuesit ishin lejuar të mblidheshin pavarësisht pandemisë, ata nuk ishin lejuar nga policia që të marshojnë në zona të ndryshme të qytetit. /Insajderi.com