
Franca ka regjistruar 18,000 raste të reja COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit – më shumë se dyfishi i shifrës nga vetëm një javë më parë.
Kjo sipas ministrit të shëndetësisë Olivier Véran, raporton euronews, transmeton Insajderi.
Ai u tha deputetëve francezë të martën pasdite se “ne ishim dje në 18,000 ndotje vetëm gjatë 24 orëve” kur më pak se 7,000 u vunë re një javë më parë.
Autoriteti shëndetësor Santé Publique France është vendosur të lëshojë numrin përfundimtar të martën.
Véran ngritjen e numrit të infeksioneve ia atribuoi variantit Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi. /Insajderi.com