Francë: Të paktën shtatë të vdekur në detet e trazuara të Mesdheut

Francë: Të paktën shtatë të vdekur në detet e trazuara të Mesdheut

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi janë mbytur në detet e trazuara të Mesdheut në jug të Francës, thonë autoritetet.

Ata notuan në shtatë plazhe – pavarësisht paralajmërimeve për ujëra të rrezikshëm të trazuar.

Detet u trazuan nga stuhitë dhe erërat e forta.

Pesë persona, në moshën 60-70 vjeç, vdiqën në pesë plazhe në Herault, në jug -perëndim. Dy burra të tjerë, të moshës 58 dhe 71 vjeç, u mbytën në dy plazhe në Bouches-du-Rhône, më në lindje.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si njerëzit hynë në ujë kur detet ishin të trazuar. Është një ditë dramatike për rajonin tonë,” tha Jordan Dartier, kryebashkiaku i Vias, ku një burrë u mbyt pasi thuhet se ra nga shkëmbinjtë.

Shërbimi i zjarrit dhe shpëtimit i Herault u kishte kërkuar njerëzve të shmangnin notin.

Njerëzit nuk i kuptuan rreziqet e rrymave nënujore, tha shefi lokal i zjarrit, Aurélien Manenc për transmetuesin TF1.

“Uji është i ngrohtë, ju mendoni se do të argëtoheni dhe shpejt tërhiqeni drejt detit të hapur dhe drejt fundit dhe lodheni duke u përpjekur të ktheheni – kjo është ajo që shkakton mbytjen ose fillimin e mbytjes”./Insajderi.com