Trajneri i skuadrës londineze, Chelsea, legjenda e klubit, Frank Lampard, ka folur me superlativa për portierin senegalez Edouard Mendy, i cili debutoi në ndeshjen e rëndësishme të Carabao Cup, kundër rivalëve të Tottenham, njofton Insajderi.
“Jam shumë i kënaqur me çdo pjesë të lojës së tij, me të vërtetë. Ai bëri disa pritje të mira. Ai ndërhyri dhe kapi disa topa, edhe atë top ku ai erdhi dhe nuk e kapi, ideja që ai dëshiron të tregohet pozitiv me paraqitjet e tij, nuk është një gjë e keqe”, tha Lampard per Mendy, raporton “goal”.
Portieri 28 vjeçar, u transferua këtë merkato verore nga skuadra franceze Rennes për shifrën e 22 milionë funteve, pasi portieri i parë i “bluve”, spanjolli Kepa Arrizabalaga, edhe pse është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, nuk po bind drejtuesit londinez. /Insajderi.com