Frank Lampard në radarin e klubit nga Premier League

Frank Lampard në radarin e klubit nga Premier League

Klubi anglez, Crystal Palace, ka rishprehur interesimin për të nënshkruar me Frank Lampard, pasi marrëveshja me Nuno Espirito Santos dështojë, shkruan “Mirror”, transmeton Insajderi.

Ish-trajneri i Chelseat është edhe një herë pretendent për këtë post, pasi klubi nga Londra Jugore nuk arriti marrëveshje me trajnerin portugez.

Santos u ndërpreu bashkëpunimin me Wolves muajin e kaluar, derisa kishte pasur bisedime produktive me Crystal gjatë 10 ditëve të fundit.

Pasi kishte rritur kërkesat e tij, klubi anglez kishte hequr dorë nga tekniku portugez.

Por, “Eagles” mbeten admirues të mëdhejnë të Lampard të cilët zhvilluan bisedime me të, para se t’i nisinin me Nunon.

Lampard mbetet trajneri i lirë, pasi u shkarkua nga pozita e të parit të Chelseat në janar të këtij viti./insajderi.com