Fraza e Boratit “very nice” shfrytëzohet nga Kazakistani për marketing turistik (VIDEO)

“Natyra në Kazakistan është ‘very nice’. Ushqimi është ‘very nice’. Dhe njerëzit, përveç shakave të Boratit, janë ‘very nice’”, tha zëvendës-shefi i dikasterit të Turizmit në Kazakistan, Kairat Sadvakassov.

Fraza e Boratit “very nice” shfrytëzohet nga Kazakistani për marketing turistik (VIDEO)

Bordi për Turizëm në Kazakistan e ka adoptuar frazën e famshme “very nice” (shumë mirë) të karakterit fiktiv Borat, në reklamat e tyre për turizmin, njofton Insajderi.

Fraza përdoret nga karakteri Borat, një gazetar fiktiv kinse nga Kazakistani.

Fillimisht personazhi i Boradit kishte ngjallur reagime të shumta në Kazakistan, dhe autoritetet atje kishin kërcënuar se do ta padisin aktorin britanik Sacha Baron Cohen që luan rolin e Boratit.

Por, tani bordi i turizmit e ka shfrytëzuar frazën e Boratit për të bërë fushatë-marketing për Kazakistanin.

Janë lëshuar një numër i videove të shkurtra ku njerëzit përdorin frazën e bërë të famshme nga Borat – “very nice”.

“Natyra në Kazakistan është ‘very nice’. Ushqimi është ‘very nice’. Dhe njerëzit, përveç shakave të Boratit, janë ‘very nice’”, tha zëvendës-shefi i dikasterit të Turizmit në Kazakistan, Kairat Sadvakassov, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Bordi i Turizmit ishte shtyrë ta përdoret frazën e Boratit nga amerikani, Dennis Keen dhe shoku i tij, Yermek Utemissov. Ata erdhën me këtë ide dhe prodhuan reklamat./Insajderi.com