Frenkie de Jong: Jam i lumtur që Messi do të qëndrojë

Frenkie de Jong: Jam i lumtur që Messi do të qëndrojë

Mesfushori i Barcelonës, holandezi Frenkie de Jong, ka folur për situatën e re të krijuar, pas konfirmimit nga Messi, se ai do të qëndrojë edhe për të paktën një vit tjetër tek Barcelona.

“Jam shumë i lumtur me vendimit e Messi-t për të qëndruar. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe me të edhe Barcelona është më e mirë”, ka deklaruar de Jong, transmeton Insajderi.

I pyetur për situatën, ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se si kanë rrjedhur gjërat.

“Nuk kam ditur asgjë vërtetë. Nuk kam raporte aq të afërta me të sa ti shkruaj dhe ta pyes. Thjesht jam i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit”, potencoi mesfushori.

Frenkie de Jong, ishte transferuar nga klubi i Ajax tek Barcelona dhe ai nuk ka ngurruar të tregojë se e dashuron klubin e BArcelonës, që nga koha kur ishte fëmijë, prandaj edhe lajmet për qëndrimin e Messi-t, e kanë gëzuar lojtarin e ri./Insajderi.com.