
Koronavirusi përpos viktimave dhe të infektuarve, ka regjistruar dhe shumë situate komike, e fundit, na vjen nga Britania e Madhe. Kryeministri i vendit Boris Johnson, së fundmi ka dhënë urdhër që qytetarët të izolohen në shtëpi dhe të dalin në orare të caktuara, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.
Sapo mbërrin në supermarket, një punonjës i ofron ndihmë, por nga kërkesat e saj të shumta, duket se në fund i humbet durimi. Më pas, një tjetër punonjëse, i kërkon gruas që të dalë nga ambientet e godinës, duke e “kërcënuar” se nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, do të detyrohet të kërkojë ndërhyrjen e sigurimit.