Në një ndeshje të zhvilluar dje mes Olympique Marseille dhe Bordeaux është përsëritur rasti “Eriksen”.
Samuel Kalu ra në tokë pa ndjenja në minutën e gjashtë të ndeshjes, gjatë kohës kur Dimitri Payet po përgatitej që të ekzekutonte goditjen e lirë.
Reagimi i të dyja ekipeve ishte i menjëhershëm, ku nxituan për t’i ofruar ndihmë lojtarit.
Stafi mjekësor ka reaguar menjëherë për t’i dhënë ndihmë lojtarit dhe më pas nigeriani ishte në gjendje të ngrihej në këmbë.
Me ndihëm urgjente të stafit mjekësor, ai u largua nga fusha dhe mbajti një qese akulli në kokë.
Në minutën e 14-të, Kalu ishte i gatshëm që të rikthehej përsëri në fushat e gjelbra dhe vazhdoi të luante.
Shkaku i këtij incidenti nuk dihet akoma, megjithatë ai solli kujtimet e lojtarit danez Christian Eriksen, i cili kishte një rast të njëjtë në Evropianin që u zhvillua këtë verë.
Ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. /Insajderi.com