FSHF-ja reagon pas ngjarjeve në sfidën e femrave mes Partizanit dhe Bilishtit

FSHF-ja reagon pas ngjarjeve në sfidën e femrave mes Partizanit dhe Bilishtit

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalur me reagim publik pas plasimit të lajmit nga mediet shqiptare lidhur me ndeshjen e ligës së femrave ndërmjet Partizanit dhe Bilisht Sport.

Sipas mediave shqiptare ishte thënë që gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, tre vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.
Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.
Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.
I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.
Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm”. /Insajderi.com