FSPK pranohet nga Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë/Amatorë (CSIT)

FSPK pranohet nga Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë/Amatorë (CSIT)

Javën që lame pas, në Romë të Italisë, Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë/Amatorë (CSIT), ka zhvilluar punimet dhe Kongresin e saj. Aty marrën pjesë edhe  Zv. Kryetari FSPK, z. Shpend Maxhera dhe Anëtari I Bordit z.Krenar Çela.

Diten e Premte date 18.Tetor, 2019 rreth ores 16, pas prezantimit të historikut të FSPK, strukturave, funksionimit dhe rezultateve 10 vjeçare është trajtuar edhe aplikacioni i FSPK për pranim. Vendimi për pranim ishte pa asnjë votë kundër. Ky kongres u shfrytëzua mjat mire duke krijuar kontakte positive me shume anëtarë të CSIT-s. Ky rezultat ishte një rrugëtim 10 vjeçar dhe kontribut I gjitha stukturave të FSPK por në veçanti I Kryetarit të FSPK z. Ismajl Sadiku I cili në munges të vizës së udhëtimit ishte në pamundësi të jetë pjesë e këtij Kongresi.

Gjatë punimeve të këtij Kongresi, është bër zgjedhja e Presidentit, me ç’rast, Bruno Molea është rizgjedhur për President.

Po ashtu, është vendos që garat e vitit 2021, të mbahen në Zagreb të Kroacisë. FSPK do të punoj shumë dhe gjitha strukturat e Federatës do të angazhohen maksimalisht për tu përgatitur dhe për të marrë pjesë në këtë Olimpiadë të sportistëve punëtorë.