Mbrojtësi i Kombëtares ‘kuqezi’ ka në dorë një ofertë nga Premier Leagu që e tundon përballë luftës për kreun në Serinë A dhe pjesëmarrjes në Champions League me Atalantën, njofton Insajderi.
Fulham që drejtohet nga Scot Parker ofron për qendërmbrojtësin ‘kuqezi’ tre fish të pagës aktuale si dhe një bazë prej 19 milionë eurosh për Atalantën, siç raporton “Tuttomercatoweb”.
Së fundmi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, Fulham i ofron shqiptarit 2.5 milionë euro pagë vjetore, krahasuar me vetëm 800 mijë euro që ai aktualisht përfiton me Atalantën.
Për skuadrën ‘bergamaske’ ka një ofertë bazë prej 19 milionë eurosh, për t’i joshur që të heqin dorë nga kartoni i qendërmbrojtësit. /Insajderi.com