
Klubi i Ligës së Parë të Turqisë, TFF 1. Lig, Istanbulspor, ka transferuar futbollistin shqiptar Valon Ethemi, njofton Insajderi.
Istanbulspor, në rrjetet sociale njoftoi se ka transferuar futbollistin 23 vjeçar nga klubi i Kukësit.
I lindur në Palaticë të Tetovës, sipas të dhënave të faqes gjermane të internetit “Transfermarkt”, Ethemi me shtetësi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, më parë ka luajtur për ekipet e KF Adriatukut dhe FK Kukësit në nivel senior.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe për klubet Dinamo dhe Renova në nivel të U-19.
Valon Ethemi në 118 ndeshje për Kukësin në të gjitha kampeticionet ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime. /Insajderi.com