Fundjava në basketboll me sfida të nxehta

Fundjava në basketboll me sfida të nxehta

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku skuadrat kanë bërë disa përforcime për stinorin vjeshtor, njofton Insajderi.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

Të dielën do të sfidohen Peja dhe Sigal Prishtina, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që gjithashtu kanë bërë ndryshime. Pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, derisa prishtinasit katër fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi i fundit është mes Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizreni është përforcuar me Divine Myles, kurse therandasit me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë stinor. Ponte ka dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Java 15

E shtunë

15:00 Rahoveci – Vëllaznimi

17:00 Bashkimi – Trepça

E diel

15:00 Peja – Sigal Prishtina

17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

/Insajderi.com