Fundjava në Ligën e Femrave me ndeshje interesante në basketboll

Fundjava në Ligën e Femrave me ndeshje interesante në basketboll

Xhiroja e 18-të në EBC Ligën e Femrave do të jetë shumë interesante, ku katërshja e parë do të përballet mes vete, derisa dy skuadrat e fundit do të sfidohen, duke e bërë përballjen shumë të rëndësishme, njofton Insajderi.

Derbi kryesor do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë përballjet mes këtyre dy skuadrave në vitet e fundit. Skuadra prizrenase ndodhet në vendin e parë me 15 fitore dhe dy humbje, kurse skuadra prishtinase ka 11 fitore dhe gjashtë humbje.

Nga 11 fitore e gjashtë humbje, kanë edhe Penza dhe Vëllaznimi, që do të ndeshen të shtunën. Ndeshja pritet të jetë interesante, duke marrë parasysh formën që kanë treguar këto dy skuadra në këtë edicion dhe synimin që kanë për tu renditur sa më lartë në garat e rregullta.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit, dy skuadrat e fundit në renditje. Vashat mitrovicase kanë një fitore dhe 16 humbje, kurse ato ferizajase dy fitore dhe 15 humbje, prandaj dueli është i rëndësishëm dhe direkt se, kush do të renditet në vendin e pestë.

EBC Liga e Femrave – Java 18

E premte

17:00 Prishtina – Bashkimi

E shtunë

15:00 Penza – Vëllaznimi

E diel

12:30 Trepça – Kastrioti

/Insajderi.com