Një anije irakiane është fundosur mbrëmë pasi që ishte përplasur me një anije tjetër në ujërat irakiane, duke i mbytur të paktën katër persona, njofton televizioni shtetëror i Irakut.
Anija al-Misbar kishte 21 marinarë në bord, nga të cilët 10 janë shpëtuar, sipas Ministrisë së Transportit të Irakut.
Kërkimet për të mbijetuar kanë vazhduar edhe në orët e vona.
Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për anijen tjetër që u përfshi në aksident. Anija al-Misbar është në pronësi të autoritet të portit të shtetit të Irakut./Express/