Me Co-Watching ju mund të shfletoni në Instagram por virtualisht. Një video bisedë do të nisë dhe gjatë saj me një apo disa miq mund të shfletoni Instagramin tuaj.
A keni menduar që do të vinte një ditë ku mund të shfletoni Instagramin nën shoqërinë e miqve? Epo tani mundeni sepse Instagram lançoi një funksion të ri.
Është vetëm një prej opsioneve të parashikuar nga Instagram për tu lançuar gjatë krizës së COVID-19.
Në një postim në blogun e Instagram kompania tha se ka ndërmarrë hapat e duhur për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të mirëinformuar por jo vetëm edhe të lidhur me njëri tjetrin.
Me Co-Watching ju mund të shfletoni në Instagram por virtualisht. Një video bisedë do të nisë dhe gjatë saj me një apo disa miq mund të shfletoni Instagramin tuaj.
Introducing Co-Watching, a new way to see Instagram posts together with your friends over video chat.👀 pic.twitter.com/ObLnqxbUTS
— Instagram (@instagram) March 24, 2020
Mund të pëlqeni postime, të shikoni histori apo edhe Instagram Live së bashku. Për të nisur një bisedë “Co-Watching” duhet të hapni tabin Direct dhe të klikoni ikonën e video chatit.
Ose mund të filloni një bisedë të re ose ti bashkoheni një ekzistuese. Më pas duke shtypur ikonën Photos në cepin e majtë poshtë mund të filloni të shfletoni llogarinë tuaj.