Një frugon i vogël ka përplasur njerëzit që po festonin vitin e ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.

Nëntë" />

Furgoni përplas njerëzit në Tokio, po festonin Vitin e Ri

Një frugon i vogël ka përplasur njerëzit që po festonin vitin e ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.

Nëntë vetë mbetën të plagosur, një me lëndime serioze. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës në rrugën e njohur Takeshita, në zonën tregtare dhe turistike të Harajuku, ku ndodhet edhe faltorja e famshme Meiji.

Rruga ishte e mbushur me njerëz që shkonin në Meiji për lutjet e Vitit të Ri.

Sulmuesi që drejtonte makinën u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë nga policia me akuzën për vrasje në tentativë.

21-vjeçari u identifikua si Kazuhiro Kusakabe.

Rruga e ngushtë është e njohur në mbarë botën si qendër e kulturës dhe modës japoneze të të rinjve dhe si zona e famshme e vajzave “Harajuku”, që vishen me kostume të çuditshme dhe mhanitëse.

Rruga u mbyll për të lehtësuar hyrjen në faltoren, e cila është një destinacion popullor për njerëzit në prag të Vitit të Ri. Shumë japoneze vizitojnë Meijin gjatë periudhës së vitit të ri për t’u lutur për fat të mirë në vitin e ardhshëm.