Gjithmonë në pajtim me rregulloren e vendosur nga qeveria e Kosovës, GjirafaMall.com, si qendra më e madhe e blerjeve online në vend, po vazhdon punën, duke shërbyer klientët në gjithë territorin e Kosovës.
Falë shërbimeve të GjirafaMall, tani nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia për të blerë edhe produktet më bazike ushqimore, si vaj, pashtetë, peshk të konzervuar, kafe, çaj, biskota dhe të tjera. Por kjo nuk është e tëra.
Në GjirafaMall, do të gjeni edhe produkte higjienike si dezinfektues e sapun duarsh, detergjent për rroba dhe enë, letra të lagta, shpuza e lecka pastruese, dhe të tjera.
Ndërkohë nëse ju duhen produkte shëndetësore, do të gjeni termometër për matjen e temperaturës, inhalator, tensionometër, dhe suplementë të ndryshëm.
Ekipi i GjirafaMall ka menduar edhe për produkte për argëtim dhe punë. Nëse ju duhen laptop për punë, video lojëra për argëtim, apo produkte tjera, ato mund ti porositni tani.
Për të gjithë ju që keni qen apo mace dhe jeni të shqetësuar se nuk do të gjeni ushqim adekuat për ta, atëherë në GjirafaMall do të gjeni ushqim të pasur me të gjitha proteinat, mineralet dhe vitaminat.
Këto janë vetëm disa nga produktet që mund ti porositni nga shtëpia në çdo kohë në GjirafaMall.com, duke klikuar KETU. Si qendra më e madhe tregtare e blerjeve online, GjirafaMall.com ju sjell mbi 140.000 produkte nga kategori të ndryshme. Të gjitha porositë e bëra në Gjirafamall vijnë me transport deri në adresën tuaj në gjithë Kosovën. Nëse nuk keni bërë porosi online më herët, ju lutem na kontaktoni përmes mesazhit në ëeb-faqen tonë www.gjirafamall.com, apo numrit të telefonit +383 49 39 00 39
Ndërkohë, mos harroni të qëndroni në shtëpi dhe të mbështeteni në shërbimet tona.