
Dëshira e “Gipsy King” duket që do të realizohet.
Meçi ndërmjet Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – po raportohet që është shumë afër të ndodhë, sipas burimeve të “Daily Mail”.
Fury e kishte shprehur dëshirën për një “luftë” kundër ukrainasit që një kohë të gjatë.

Tyson Fury
Joshua u mund nga Usyk shtatorin e kaluar finalen e tyre në stadiumin e Tottenham Hotspur, por ka një marrëveshje për një revansh në kontratën e tij me ukrainasin.
Pavarësisht kësaj, organizatorët janë tejet të entuziasmuar për të bërë një ndeshje në peshën e rëndë midis Fury dhe Usyk.
Sipas The Telegraph, Joshua është në prag të pranimit të 15 milion paund, por dëshiron që të luftoi me fituesin e meçit Fury-Usyk.

Oleksandr Usyk
Dillian Whyte ishte gjithashtu në linjë për një përballje me Fury, teksa besohet se është afër pranimit të një tarife prej 5 milionë funtesh për të qëndruar mënjanë. /Insajderi.com