Futboll: Spanja po ka “frikë” nga Kosova?!

Futboll: Spanja po ka “frikë” nga Kosova?!

“Spanja duhet të ketë kujdes nga dy lojtarë të Kosovës”.

Për Arbër Zenelin e Valon Berishën –  përditshmja sportive spanjolle “Marca”, i ka kushtuar një artikull të veçantë lojtarëve të kombëtares së Kosovës.

Valon Berisha e Arbër Zeneli, kishin paraqitje të mira në fundjavë.

Madje, Zeneli e dha një super gol nga korneri, transmeton Insajderi.

“Luis Enrique dhe ekipi i tij tashmë duhet të analizojnë rivalët e Spanjës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke përfshirë ekipin e Kosovës”, thuhet në artikull. /Insajderi.com