![Futbolli femrave: Sonte përballet Kosova me Turqinë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/10/bvbgvffhg-730x440.jpg)
Në futbollin e femrave sonte do të përballet përfaqësuesja e Kosovës me Turqinë.
Vajzat kanë arritur në Turqi ku në Stadiumin Emirhan Sport Center do të kërkojnë fitore kundër vajzave turke.
Përballja do të fillojë në ora 18:00, njofton Insajderi.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2021.
Kosova është në pozitën e katërt në grup me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa Turqia nuk ka treguar përformancë të mirë dhe gjendet në pozitën e fundit të grupit. /Insajderi.com