Futbolli femrave: Sonte përballet Kosova me Turqinë

Futbolli femrave: Sonte përballet Kosova me Turqinë

Në futbollin e femrave sonte do të përballet përfaqësuesja e Kosovës me Turqinë.

Vajzat kanë arritur në Turqi ku në Stadiumin Emirhan Sport Center do të kërkojnë fitore kundër vajzave turke.

Përballja do të fillojë në ora 18:00, njofton Insajderi.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2021.

Kosova është në pozitën e katërt në grup me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa Turqia nuk ka treguar përformancë të mirë dhe gjendet në pozitën e fundit të grupit. /Insajderi.com