Futbolli gjatë pandemisë – Rexhepi flet për Superligën, ofertat dhe ndeshjen me Kosovën

Futbolli gjatë pandemisë – Rexhepi flet për Superligën, ofertat dhe ndeshjen me Kosovën

Pandemia Covid19 që ka kapluar gjithë botën, ka ndikuar që futbolli t’i pezullojë aktivitetet. Pezullimi i futbollit në Kosovë vazhdon, ashtu siç është duke vazhduar në gjithë kampionatet evropiane. Javën e ardhshme shtëpia më e madhe futbollit evropian UEFA do të vendos së bashku me të gjitha Federatat se a do të vazhdohen kampionatet apo do të anulohen.

Shumë trajnerë, analistë dhe futbollistë kanë kërkuar që kampionati të vazhdohet dhe të vendoset në fushë, e jo në letra.

I mendimit të tillë është edhe trajneri shqiptar Xhengis Rexhepi, i cili për Insportin ka deklaruar se kampionati duhet të vendoset në fushë. “Jam i mendimit që futbolli të vendoset në fushë dhe jo në tavolinë, por nëse nuk do ketë mundësi për vazhdimin e kampionateve atëherë UEFA dhe Federatat do të vendosin së bashku. Të gjithë presim që të kryhet dhe t’i kthehemi normalitetit. Kryetarët, trajnerët, futbollistët, shikuesit presin pa durim të nisë futbolli se na mungon tepër shumë”, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.