
Qeveria franceze vazhdon ti heqë kufizimet nga virusi Corona, e tani ka vendosur që nga 11 korriku, stadiumet do të jetë të hapura për tifozët.
Deri në 5,000 tifozë do të lejohen në stadiume, shifër që mund të rritet më vonë gjatë verës.
Do të thotë që finalet e Kupës së Francës në Futboll dhe Liga e Kupës së Ligës mund të luhen para tifozëve pasi dyja finalet u shtynë në një datë që akoma nuk është vendosur për shkak të pandemisë.
Në prill, Kryeministri Edouard Philippe vendosi një ndalesë për të gjitha sportet deri në shtator, por sportet kolektive tani mund të rifillojnë nga e hëna.
/Insajderi.com/