Futbolli vendor në zi, ndërron jetë ish ish-kryetari i KF Vitia

Futbolli vendor në zi, ndërron jetë ish ish-kryetari i KF Vitia

Sot ka ndërruar jetë Afrim Rexhepi, ish-kryetari i Klubit Futbollistik “Vitia”, transmeton Insporti.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga “Anamorava”, teksa presidenti aktual i klubit Florent Emini ka dërguar delegram ngushllimi familjes së tij, komunitetit sportiv në këtë qytezë dhe gjithë tifozëve të klubit.

Më poshtë telegram ngushëllimi i Vitisë:

Afrim Rexhepi, si ish-kryetar i KF “Vitia” dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, derisa gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj futbollit.

Afrimi ishte shembull i një profesionisti të vërtetë, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Florent Emini, president i Fc.Vitia.