Interi duket afër triumfit në Serie A, ku kanë teksa kanë mbetur dhe pesë javë kampionat, ‘zikaltrit’ kryesojnë me 11 pikë diferencë nga Atalanta e vendit të dytë, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, lojtarët ‘zikaltër’ do të heqin dorë nga bonuset në rast se fitojnë titullin kampion për të ndihmuar ekipin në problemet financiare.
Si çdo klub tjetër, dhe Interi pati rënie ekonomike të lartë gjatë pandemisë, aq sa Marotta u kërkoi lojtarëve që të shtynin pagat për disa muaj.
Ky është një hap shumë i madh nga lojtarët nga qyteti i Milanos, teksa do të sillnin trofeun e parë për Interin që nga viti 2010. /Insajderi.com