Futbollistët e Kosovës fituan premi për ndeshjen kundër Gambisë

Futbollistët e Kosovës fituan premi për ndeshjen kundër Gambisë

Gjatë qëndrimit një-javor në Antalia të Turqisë zhvilluan ndeshjen miqësore mes Guinesë dhe Gambisë, shkruan Insajderi.

Takimin e parë kundër Ginesë, “Dardanët” e kishin humbur me rezultat të ngushtë prej 2-1, ndërsa në takimin kundër Gambisë ata kishin fituar me rezultat minimal 1-0.

Portali “Telegrafi” mëson se në ndeshjen kundër këtyre të fundit futbollistët dhe stafi kishin fituar premi prej 300 euro nga FFK për fitoren e arritur ndaj Gambisë.

Përveç lojtarëve, premi mësohet se ka fituar edhe stafi i përfaqësues.

Gjithsesi në këtë kamp, përzgjedhësi Bernard Challandes u dha mundësi disa prej lojtarëve që dikur mund të bartin barrën e Përfaqësueses, pasi janë futbollistë nën moshën 23 vjeçar.

Lojtarët si Donat Rrudhani, Arb Manaj, Jetmir Topalli, Forian Loshaj, David Domgjoni, Arbër Hoxhaj, Mirlind Daku, e shumë të tjerë mund të kenë të ardhme të ndritur me përfaqësuesen./insajderi.com